Policia e Durrësit po punon për gjetjen e një 58-vjeçari, pasi është denoncuar i humbur nga familjarë të tij.

Shtetasi A.M. rezulton i humbur prej 3 ditësh, sipas kallëzimit të motrës së tij.

Policia informon: “Në komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. M., 55 vjeçe, banuese në Durrës, se prej 3 ditësh, kishte humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Durrës. Po punohet për gjetjen e këtij shtetasi.