Operatori i “DurrësLajm”, Sokrat Toçi sjell pamje filmike nga vendngjarja e shpërthimit të bombulës së gazit në Xhafzotaj, ku të plagosur mbetën 3 familjarë, kryefamiljari Qefajet Musai, 60 vjeç, motra e tij 45-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare.

“Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”– njoftoi më herët policia e Durrësit. Të 3 familjarët janë dërguar në spitalin e djegieve plastike, ndërkohë që shpërthimi është regjistruar në momentin kur kryefamiljari po montonte bombulën e gazit.

E gjithë zona është në errësirë, ndërsa vihet re prania e efektivëve të policisë së Shijakut, që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.