Shprehja e vjetër popullore “e qeshura na zgjat jetën” është bërë pjesë e një studimi nga Prof. Marco Saffi, i cili ka mbaruar studimet në universitetin e mjekësisë në Harward.

Ky studim ka zbuluar se e qeshura bën që indet brenda zemrës të zgjerohen dhe gjithashtu rrit qarkullimin e oksigjenit nëpër trup.

Vërtetohet shkencërisht: Ja si e qeshura na zgjat jetën

“Studimi ynë zbuloi se terapia e të qeshurës rriti kapacitetin funksional të sistemit kardiovaskular”, tha Prof. Marco Saffi.

Vërtetohet shkencërisht: Ja si e qeshura na zgjat jetën

“E qeshura ndihmon zemrën sepse çliron endorfinë, e cila redukton inflamacionin dhe ndihmon zemrën dhe enët e gjakut të relaksohen,” tha Saffi.

“Gjithashtu redukton nivelet e hormoneve të stresit, të cilat ngarkojnë zemrën.”

Këto të dhëna u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë, e cila është konferenca më e madhe në botë për zemrën, e cila u mbajt në Amsterdam.