Një 33-vjeçar është vetëplagosur me armë të llojit çifte mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arapajt, teksa i riu është sjellë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës nga familjarët e tij në gjendje të rëndë.
Nga informacionet paraprake që “DurrësLajm” mëson prej familjarëve të të plagosurit, ai është mbyllur në dhomë ku më pas ka qëlluar veten në bark me çifte. Po sipas familjarëve, ata kanë lajmëruar ambulancën dhe pasi kanë pritur për mbi 15 minuta, janë detyruar ta sjellin vetë me makinë në urgjencë.
Nuk dihen ende motivet që e shtynë të riun drejt këtij akti esktrem.





