Kujdesi për lëkurën

Vaji i kokosit është një vaj i shkëlqyer për masazh.Vepron si nje hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurës.Vaji i kokosit përdoret si përbëres bazë për shumë produkte si sapunë,locione dhe kremra që  përdoren për kujdesin ndaj lëkurës.Gjithashtu vaji i kokosit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes për shkak të vetive të tij të njohura antioksiduese.

Dobësimi

Vaji i kokosit  është shumë i efektshëm për të rënë në peshë. Ai përmban vargje karbonike të shkurtër dhe të mesëm të acideve yndyrorë sidomos C 12:0 (50%) që ndihmon në eliminimin e peshës së tepërt.

Është shumë i lehtë për t`u tretur dhe ndihmon në mirëfunksionimim e tiroides dhe sistemit endokrin.Pra rrit shkallën e metabolizmit dhe lehtëson punën e pankreasit dhe në këtë mënyrë digjet më shumë energji. Kjo  ndihmon obezët dhe njerëzit mbi peshë të humbasin kilogramët e tepërt .Për këtë arsye njeëzit që jetojnë në brigjet tropikale që e përdorin çdo ditë vajin e kokosit në gatimet e tyre nuk janë obezë apo mbi peshë.

Imuniteti

Vaji i kokosit është shumë i efektshëm për sistemin imunitar.Ai forcon sistemin imunitar.Sepse përmban lipide antimikrobiale,acid laurik,acid kaprik dhe acid kaprilik që kanë veti antibakteriale,antimykotike dhe antivirale.Trupi jonë e konverton acidin laurik në monolaurinë që sipas studimeve është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar viruset dhe bakteriet që shkatojnë sëmundje si herpesi, ftohja,lufton citomegalovirusin madje edhe HIV-in.Vaji i kokosit ndihmon për të luftuar bakteriet.

Tretja

Vaji i kokosit ndihmon tretjen,duke parandaluar një sërë problemesh që lidhen me stomakun apo tretjen.Yndyrnat e ngopura që ndodhen në vajin e kokosit kanë veti antibakteriale dhe ndihmojnë në luftën kundër bakterieve të ndryshme,mykut dhe parazitëve që mund të shkatojnë probleme me tretjen.Vaji i kokosit ndihmon në absorbimin e e vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve

Myku

Vaji i kokosit ndihmon në parandalimin dhe kurimin e mykut.Qetëson inflamacionin e shkatuar nga myku si brenda ashtu dhe jashtë.Acidi kaprik është një acid yndyror me varg karbonik mesatar (një yndyrë e ngopur ), që ekziston në vajin e kokosit dhe që ka veti antibakteriale, antivirale si dhe antimykotike.Është i njëjti acid që gjendet në qumështin e gjirit dhe mbron beben nga infeksionet bakteriale, virale dhe myku.Reagon me disa enzima të sekretuara nga disa baktere të tjera dhe që për pasojë kthehet në një agjent të fuqishëm anti bakterial : monokaprinë.

Gjatë përdorimit të vajit të kokosit për kurimin e mykut,acidi kaprik është shumë i efektshëm.

Acidi kaprilik,acidi kaproik,acidi miristik dhe acidi laurik janë të gjithë prezent në vajin e kokosit dhe kanë veti antibakteriale dhe antimykotike që ndihmojnë në eliminimin e mykut albican.Acidi laurik është një yndyrë e ngopur dhe një acid yndyror me varg karbonik mesatar.Formon një komponim të quajtur monolaurinë kur reagon me enzimat dhe ky komponim është mjaft i fuqishëm në eliminimin e bakterieve dhe mikrobeve.

Kurimi i infeksioneve

Nëse vaji i kokosit aplikohet në një zonë të infektuar, formon një shtresë kimike që mbron zonën e infektuar nga pluhuri i jashtëm,ajri,bakteriet,viruset,myku.Vaji i kokosit është shumë efektiv ndaj djegieve sepse përshpejton rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.

Infeksionet :Vaji i kokosit është shumë i efektshëm ndaj shumë infeksioneve për shkak të vetive të tij antibakteriale,antivirale dhe antimykotike.

Mëlçia:Prezenca e triglicerideve me varg karbonik mesatar dhe acideve yndyrore ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.Kjo sepse këto substanca konvertohen lehtësisht në energji kur arrijnë mëlçinë.Pra, reduktojnë ngarkesën e punës së mëlçisë dhe gjithashtu parandalojnë akumulimin e yndyrnave.

Veshkat :Vaji i kokosit ndihmon trupin ndaj sëmundjeve të veshkave dhe fshikëzës së urinës.Gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka.

Çlirimi nga stresi :Me anë të aplikimit të vajit të kokosit në kokë duke e masazhuar lehtë,ndihmon në reduktimin e lodhjes mendore.

Diabeti :Vaji i kokosit kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe nxit sekretimin e insulinës.Gjithashtu bën të mundur përdorimin efektiv të glukozës në gjak.

Kockat :Vaji i kokosit rrit aftësinë e trupit tonë të absorbojë minerale të rëndësishme.Duke përfshirë kalçiumin dhe magnezin që janë të rëndësishëm për zhvillimin e kockave.Për këtë vaji i kokosit  është shumë i dobishëm për gratë që vuajne nga osteoporoza pas moshës së mesme.

Kujdesi ndaj dhëmbëve :Kalçiumi është një komponent shumë i rëndesishëm për dhëmbët tonë.Përderisa  vaji kokosit lehtëson absorbimim e kalçiumit në trup atëherë ky vaj ndihmon që ne të kemi dhëmbë të fortë dhe parandalon problemet me dhëmbët.

Vaji i kokosit është shumë i pëlqyer nga atletët, ata që merren me bodybuilding dhe nga ata që janë me dietë.Arsyeja është se ai përmban më pak kalori se vajrat e tjerë, përmbajtja e tij e yndyrës konvertohet lehtësisht në energji në mëlçi dhe bën të mundur që yndyra të mos akumulohet në zemër apo arterie.

Vaji i kokosit ndihmon në marrjen e energjisë dhe në rezistencën e trupit, për këtë arsye është mjaft i preferuar nga atletët.

Përdorimet e vajit të kokosit

Ka shumë mënyra për të përdorur vajin e kokosit

Mund të përdoret për gatim.Ka një pikë shkrirje të lartë.Kjo do të thotë që është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome. Nuk shkrin poshtë 77 0F (25C). Nëse e blini do të vëreni që është në gjendje të ngurtë.

Nëse jeni duke e përdorur për flokët apo për lëkurën ,mund të zhysni  mbajtësen e vajit të kokosit në një enë me ujë të ngrohtë.Do të shkrijë pas pak çastesh.Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë sepse do të ndikonte tek vetitë e tij kuruese.Më pas merreni vajin në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni në flokë, fytyrë dhe lëkurë.Nëse  e përdorni rregullisht do vini re një lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm.

Vaji i kokosit është një ndër  produktet më të ushqyeshëm që mund të konsumoni.