Armando Broja ishte i jashtëzakonshëm në fushë në ndeshjen e parë si titullar te Chelsea duke shënuar një gol me peshë të madhe në fitoren 2-0 kundër Fulham.

Sulmuesi 22-vjeçar shënoi në minutën e 19’ në derbin londinez, ndërsa në piesën e dytë la fushën me ndihmën e mjekve.

Duke folur pas ndeshjes Broja sqaroi se nuk ka asnjë dëmtim, ndërsa e cilësoi emocion fantastik rikthimin te goli.

Triumfi kundër Fulham – Është një fitore që na jep një dozë të madhe besimi neve si skuadër, pro edhe klubit. Ne ndryshuam shumë këtë verë, duke ndërtuar një skuadër të re, ndaj edhe është e nevojshme për pak kohë për të njohur njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke futbollistë të rinj dhe staf tëri, por ne jemi duke treguar se tani ndihemi mirë dhe kjo fitore është një karikim me besim për të ardhmen.

Rikthimi te goli – Është fantastike. Si sulmues, unë ua të shënojë gjithmonë, në skena ët mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia.

Besimi në ekip – Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edh enë raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë.

Dëmtimi – Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë.