Mesfushori i kombëtares Qazim Laçi ishte protagonist në sallonet e mëdha të futbollit çek.

Në fitoren që Sparta e Pragës arriti sonte në mbrëmje 2-1 kundër Viktoria Plzen, ndërkombëtari shqiptari shënoi një gol të rëndësishëm.

Fitorja e Spartës nisi nga këmbët e Qazim Laçit. Mjaftuan vetëm 3 minuta lojë që mesfushori shqiptar të shtynte topin në rrjetë dhe të zhbllokonte rezultatin.

Viktoria e Plzenit barazoi në minutën e 26, por vetëm pak sekonda më vonë Kuchta ktheu përsëri rezultatin në favor të Spartës së Pragës.

Të dyja skuadrat e dërguan sërish topin në rrjetë, por në të dy rastet u anuluan nga VAR-i për prekje të topit me dorë.

Në fund gjithçka u mbyll 2-1 dhe tri pikët i takojnë Spartës.