Pas Prime-t të së martës, ku Arbana Osmani u kërkoi banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip të vendosnin nëse do ta vazhdojnë ose jo rrugëtimin e tyre pas sulmit terrorist ndaj Top Channel, ka reaguar gjyshja e Kiarës.

Në një video që mbesa e saj ka postuar në Instagram, nëna Leta dëgjohet duke thënë se mendon që banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ duhet të ishin larguar nga formati, madje që mbrëmjen e djeshme.

Nëna Leta thotë se Luizi dhe Kiara do jenë çift gjithë jetën e nga ana tjetër, moderatorja i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët.

Biseda mes tyre:

Nëna Leta: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën.

Kiara Tito: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit.

Nëna Leta: Moj e kanë po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito.

Kiara Tito: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.

Nëna Leta: Unë të jem si këta nuk rri për Zotin.

Kiara Tito: Pse?

Nëna Leta: Po ça do marrin më, ça do fitojnë këta këtu? Unë kisha ikur tani, kisha ikur që mbrëmë.