Një servis makinash dhe një sallon automjetesh janë përfshirë nga flakët në Xhafzotaj të Durrësit.
Sipas pamjeve tregohen imazhet e flakëve brenda ambientit dhe tymi i madh që ka përfshirë zonën.
Nga informacionet ende nuk bëhen të ditur rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse zjarrëfikësja është e pranishme në vendngjarje për të lokalizuar situatën.
Dëshmia në videon e JOQ:
“Jemi Live nga Xhafzotaj, Durrës!
Një servis “pikë këmbimi pjesësh për automjete amerikane”, dhe njëkohësisht sallon mjetesh për shitje ka marrë flakë duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi ashtu siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga JOQ. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes!“