Është vjedhur gjatë natës me thyerje kioska që ndodhet pranë pallatit të kulturës në Durrës.
”DurrësLajm” mëson se hajdutët kanë vjedhur vetëm paketat e cigareve, maadje pronari i kioskës është befasuar kur ka konstatuar që paratë nuk i kishin vjedhur.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin gjurmët e gishtave për të zbuluar identitetin e autorëve.