Vihen në pranga 2 të rinj në Durrës, të akuzuar për vjedhje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 25 vjeç dhe D. Gj., 19 vjeç, banues në Durrës.

Ata janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

•Më datë 09.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në banesën e shtetasit G. K;
•Më datë 14.06.2022, dyshohet se kanë vjedhur një tub metalik në një shkollë publike.