Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, policia rrugore e Durrësit ka arrestuar 4 shoferë.

Mes tyre është edhe drejtuesi i mjetit që aksidentoi ditën e djeshme të moshuarin në Fushë Krujë, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë.

Të arrestuarit janë:

F. K., 18 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

S. A., 18 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjëndje të dehur;

R. B., 30 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, në gjëndje të dehur;

T. D., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin B. M., 68 vjeç, banues në Fushë, Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. K., 18 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

S. A., 18 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjëndje të dehur;

R. B., 30 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, në gjëndje të dehur;

T. D., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme në Kameras, Fushë Krujë, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin B. M., 68 vjeç, banues në Fushë, Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.