Policia Bashkiake e Durrësit vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin.

Gjatë ditës së sotme, kontrollet janë përqëndruar në lagjjen nr. 11 rruga “Aleksandër Goga”, lagjjen nr.2 rruga “Karl Topia”, lagjja nr. 4 rruga “Egnatia”.

Policia bashkiake njofton se nëse qytetarët do të rivendosin sërish strukturat metalike në hapësirat publike, do të gjobiten dhe do të ndiqen penalisht.

Postimi i plotë:

Lagjja 11, 2, 4.

Në ndjekje të ankesave të ardhura nga qytetarët, çdo ditë shërbimet e Policisë Bashkiake bëjnë të mundur lirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës.

Gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga jemi përqendruar në lagjjen nr. 11 rruga Aleksandër Goga, lagjjen nr.2 rruga Karl Topia, lagjja nr. 4 rruga Egnatia duke bërë të mundur lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin me mjete rrethanore ( konikë, kupola betoni, struktura metalike, gardhe metalike etj).

Njoftojmë se ndaj qytetarëve të cilët rivendosin këto struktura metalike do të meren masa administrative me gjobë deri në ndjekje penale.

Falenderojmë qytetarët të cilët denoncojnë dhe informojnë veprimet e kundërligjshme të një pjese të qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët abuzojnë, cënojnë sigurinë në komunitet.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive pranë sallës operative në nr e tel ☎️ +052232250