Fuqizimi i sistemit imunitar është thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të shmangur infeksionet. Ekspertët rendisin disa vitamina kyçe që luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit dhe ushqimet ku mund t’i gjeni ato:
1. Vitamina C
E njohur për efektin antioksidant, vitamina C ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat dhe inflamacionet. Trupi nuk e prodhon dhe nuk e ruan, ndaj duhet marrë rregullisht përmes ushqimeve si specat e kuq dhe të gjelbër, kivitë, luleshtrydhet, brokoli, portokajtë dhe lëngu i portokallit.
2. Vitamina B6
E rëndësishme për prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe qelizave T, që luftojnë viruset dhe bakteret. Gjejeni në qiqra, salmon, ton, gjoks pule, patate, bollgur, gjizë dhe banane.
3. Vitamina E
Një tjetër antioksidant i fuqishëm që mbështet funksionin e qelizave T dhe forcon aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Konsumoni fara luledielli, bajame, kikirikë, spinaq, brokoli, kivi dhe domate.
4. Zinku
Me veti anti-inflamatore, zinku ndihmon të gjitha qelizat imunitare të funksionojnë siç duhet. Gocat e detit janë burimi më i pasur, por gjithashtu ndodhet në mish gjeli deti, mish viçi pa dhjamë, thjerrëza, fara kungulli, karkaleca, kos dhe qumësht.
5. Seleni
Ky mineral ndihmon në rregullimin e funksioneve imunitare dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Ushqimet e pasura me selen janë toni, mishi i ligët, gjiza, orizi kaf, vezët dhe bollguri.