Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zaptuesit e pronës publike që të mbledhin trarët që kanë vendosur.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se mjaft kanë bërë para në dëm të komunitetit. Në fund të fjalës së tij, Rama paralajmëroi se inspektorët që të bëjnë punën e tyre, ndryshe do të përballen dhe ata me pasoja ligjore.
“Nga ana tjetër u bëj thirrje edhe një here, e përsëris, të gjithë atyre që janë të keqkuptuar, por që fatkeqësisht ia kanë dalë për një kohë jo të vogël që të bëjnë para’ dhe të bëjnë fitime në dëm të komuniteteve, që të fillojnë të mbledhin plaçkat. Fillojnë të mbledhim plaçkat, sepse boll është boll, boll është boll. Arsyet që dihen dhe nuk dua t’i komentoj. më kanë bërë që të jem shumë më pranë Tiranës, të jem shumë më pranë banorëve, marr shumë më tepër se ç’kam marrë deri para disa kohësh; edhe mesazhe, edhe ankesa, edhe kërkesa dhe e kam shumë, shumë të fortë detyrimin që në radhë të parë në Tiranë, në Vlorë, në Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht, të jem të jem gati për t’iu dhënë përgjigjen që ata kërkojnë dhe mbi të gjitha, përgjigjen që është një përgjigje e interesit publik të përbashkët, e interesit komunitar të përbashkët.
Kështu që duke shpresuar që edhe këta inspektorët e bashkive të IMT-ve, do të vrapojnë shumë këto dy javë që pastaj mos ballafaqohen dhe ata me faktet e syve të tyre të mbyllur, gjë që do t’i çojë në situata të papëlqyshme, edhe ligjore, po të jetë nevoja si dhe duke i kërkuar policisë shtetit, të vazhdojë të këmbëngulë në rritjen e vigjilencës për çdo ndërhyrje pa leje, i uroj të gjithëve një ditë mbarë dhe faleminderit gjithë atyre që më kanë çuar urime sot po kur vjen ajo, kur vjen prefiksi i gjashtë, mua më duket se s’është më nevoja për të bërë festa ditëlindjesh. Me të mirat e tërëve edhe të jeni të bindur që më e mira është e gjitha përpara,” tha Rama.