Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë lavazhi në oborrin e një banese.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte gjithashtu i shpallur në kërkim policor për largim nga banesa.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. M. alias E. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë lavazhi në oborrin e banesës së shtetasit B. H. Nga verifikimet i arrestuari rezultoi shtetas i shpallur në kërkim policor, për largim nga banesa, më datë 03.03.2026;