Dy persona janë arrestuar në Kavajë dhe Shijak, njëri prej të cilëve i akuzuar për vjedhje, ndërsa i riu nga Shijaku i akuzuar për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasi italian, i shpallur në kërkim, A. T., 53 vjeç, me banim të përkohshëm në lagjen nr. 13, pasi më datë 31.07.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një biznes në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 32 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.