Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me partitë politike ku është diskutuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë për media, ajo tha se mënyra e vetme për të shtyre zgjedhjet është arritja e një dakordësie mes partive në pushtet e opozitë.

Ajo thotë se përkundër rekomandimit nga profesionistet shëndetësor, mendimi mbizotërues i subjekteve opozitare është se nuk duhet te shtyhet procesi zgjedhor.

“Si presidente e vendit e kam për detyre vetëm pasi t’i kem konsultuar këto subjekte duke u bazuar në rekomandimet e tyre, por edhe të institucioneve shëndetësorë të marr vendim. E respektoj të drejtën e partive, por kjo nuk do të thotë se pajtohem me një qëndrim”, ka thënë Osmani.

“Meqenëse s’ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, ka theksuar Osmani.