Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit për akuzën e vjedhjes.

Burime zyrtare bënë sot me dije (20 prill) se denoncimi është bërë në Komisariatin e Peqinit, sipas të cilit, të dyshuarit janë vjedhur një automjet në ambientet e një firme ndërtimi në fshatin Uruçaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit egjiptianë M. E., 24 vjeç, M. T., 33 vjeç, M. H., 31 vjeç, dhe M. I., 31 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet, në ambientet e një firme ndërtimi, në fshatin Uruçaj”, thanë burime zyrtare.

Efektivët po punojnë për kapjen e këtyre shtetasve dhe për gjetjen e automjetit.

Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.