Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur pak ditë më parë në ambientet e Portit të Durrësit.
Sipas Policisë, A. H., 54 vjeç dhe Sh. P., 54 vjeç, të dy banues në Durrës, dyshohet se më datë 16 qershor 2025, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të vjedhur një tavolinë që ndodhej në pronësi të shtetasit G. Sh.