Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi ka vjedhur sende personale dhe një shumë parash, në banesën e shtetasit N. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. Gj., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur sende personale dhe një shumë parash, në banesën e shtetasit N. M.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.