Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur para në kompaninë ku punonte.

“Strukturat operacionale të DVP Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në subjektin privat (kompani) ku punonte.”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.