Arrestohet një i ri në Durrës, i akuzuar për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 14.

Ai është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur pjesë automjetesh në pikën e grumbullimit të automjeteve të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.