Zbulime të reja pas vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës.
Policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Gërdec, në të cilin ndodhej edhe një armë zjarri.
Dyshohet se mjeti dhe arma janë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur pak pas mesnate, në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.”