Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka folur për herë të parë për vrasjen e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani në fshatin Gracalli të Fierit.

Nano tregoi se ndaj tij ka pasur të dhëna se ka qenë një hajdut banesash dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.

Është liruar në datë 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive dhe shpendëve në fshat, infomacione të cilat kanë qenë në fazë verifikimesh. Për autorin pas përfundimit të dënimit të mësipërm nuk ka pasur informacione, të dhëna apo kallëzime si person i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale dhe dhunës në familje”, u shpreh ndër të tjera Nano në komisionin e Sigurisë.