Detaje horror kanë dalë nga vrasja në Shënvlash të Durrësit, ku këtë të premte u raportua vrasja e babait 50-vjeçar nga e bija e tij 19 vjeçe, akt i ndodhur rreth ditë 10 më parë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se brenda familjes kishte dhunë nga kryefamiljari Pëllumb Meta dhe një nga arsyet që ka deklaruar edhe autorja e dyshuar e krimit, ishin ndër të tjera edhe konfliktet e vazhdueshme në familje si dhe përpjekjet e babait për ta fejuar 19-vjeçaren pa dëshirën e saj.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kasollja e lopës së familjes Meta, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me qese plastamasi dhe e groposur me kujdes, veprime këto që dëshmojnë se nuk mund t’i bënte e vetme vajza që ka marrë përsipër krimin. Hygerta Meta ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.

Ndërkohë nga grupi hetimor po merren në pyetje familjarët e tjerë për të hedhur më shumë dritë mbi zbardhjen e këtij krimi monstruoz si edhe për të zbuluar bashkëpunëtorët.

Lexo më shumë mbi ngjarjen: Krim i pazakontë në Durrës: vajza 19 vjeçe vret babanë dhe e varros në oborr