SHKUP– Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmë banorët e “Kisella Voda” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 19 në shtëpinë e saj në rrugën “Georgi Dimitrov” në Shkup është vrarë Violeta N.

Për vrasjen i dyshuar kryesor është i fejuari i saj 35-vjeçar. Vetura e tij ishte e parkuar në vendparkingun e rrugës në fjalë.

Kur policia gjeti veturën e markës “Opel Astra”, në brendi kishte edhe një person të vrarë që deri më tani ngel i paidentifikuar.

Pak më vonë në afërsi është gjetur edhe trupi i një mashkulli, që sipas policisë bëhet fjalë për vrasësin i cili ka kryer vetvrasje.

Vendngjarja është siguruar nga ana e policisë ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Informacionin e vërtetuan edhe nga Ministria e Brendshme nga ku kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për zgjidhjen e plotë të rastit.