Pas më shumë se 2 vitesh, policia ka vënë në pranga 38 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit 2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier.
Siç njoftojnë blutë, ndaj shtetasit Agim Gashi, rëndon edhe një tjetër vepër penale, ajo e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), pas një konflikti për motive të dobëta, qëlluan (nga Benz-i i tyre)me armë zjarri në drejtim të makinës që drejtohej nga Javori. Ky i fundit, 41 vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.





