Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.

Akuza ndaj tij është “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me  3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që të dënohej për vrajse me dashje por kjo është rrëzuar. Të pranishëm në sallë ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

Autori nuk ka qënë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore.

Ngjarja u regjistrua ne gusht te vitit 2023 prane nje kancelarie ne afersi të gjykatës në Vlorë.