Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç.

Ai do të akuzohet në mungesë për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese për shkak të rrethanave familjare. Prokuroria priti nga Gjermania letërporosinë ku duhet të merrej dëshmia e nënës së viktimës dhe të afërmve të saj.

Por në dëshminë e tyre të afërmit e vajzës që u vra në Tiranë në shkurt 2025 nuk sollën asnjë të re me interes për hetimin. Më herët Libani e ka refuzuar ekstradimin e babait vrasës.