Prokuroria e Lezhës pas përfundimit të hetimeve ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17-vjeçarin Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj.

Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati për akuzat ‘vrasje për gjakmarrje’ dhe ‘mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarke’.

Organi akuzës ka arritur të provojë se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai I viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetem 4 vjeç, ndërsa mendohet se armën tip pistoletë e kishte siguruar një vit më parë në Shkodër.

Si ndodhi vrasja?

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn me mesditën e 24 janarit, sapo ai kishte hyrë në banesën e tij në Manati të Lezhes e cila nuk ishte e banueshme pasi që prej vrasjes së babait të Florjanit familja e Lekgjonajt ishin larguar nga fshati.

Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën të atit në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn.

Përvathi po kryen dënimin në burgun e të miturve në Kavajë.