Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshëm në oborrin e shtëpisë së tij në Gostivar.

Sipas policisë maqedonase ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 ndërsa raportohet se i riu është qëlluar me plumb në kokë.

Mediat vendase raportojnë se i riu Gent Asani ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur u sulmua në derë të shtëpisë.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e Policisë maqedoanse.