Një studim i kryer së fundmi nga studiuesit kanadezë, ka dalë në përfundimet se yndyrat e mira omega-3, të konsumuara nga ata hanë peshkun dhe ushqimet e detit, mund të veprojnë si një agjent mbrojtës kundër infeksioneve të veshit duke mundësuar kështu dhe një dëgjim sa më të qartë.

Sipas studiuesve, ata që hanë rregullisht peshk dhe ushqim deti, mund të përjetojnë 20% më pak probleme me dëgjimin.

Studiuesit analizuan të dhënat mbi statusin e vetë-raportuar të dëgjimit dhe nivelet e omega-3 (veçanërisht DHA) në gjakun e më shumë se 100,000 njerëzve. Ata zbuluan se ata me përqendrimin më të lartë të DHA në gjak kishin 16% më pak gjasa të raportonin vështirësi në dëgjim krahasuar me ata me përqendrim më të ulët.

Ata gjithashtu kishin 11% më pak gjasa të thoshin se kishin probleme për të dëghuar një bisedë për shkak të zhurmës së ambientit dhe problemeve që kishin në vesh.

Studiuesit spekulojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të mbrojnë qelizat e veshit të brendshëm ose të lehtësojnë çdo reaksion inflamator ndaj zhurmave të larta, kimikateve ose infeksioneve.

Studimet e mëparshme në të rriturit e moshuar si dhe në kafshë eksperimentale, kanë treguar gjithashtu se nivelet më të larta të omega-3 mund të mbrojnë kundër humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën.

Konsumimi i rregullt i peshkut me vaj, si sardelet, skumbri dhe salmoni, ndihmon në rritjen e niveleve të DHA në trup dhe si rrjedhojë mbrojtjen e shqisës së çmuar të dëgjimit.

“ Nivelet më të larta të DHA janë gjetur më parë të jenë të lidhura me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, dëmtimit njohës dhe vdekjes. Studimi ynë zgjeron përfitimet e DHA në ruajtjen e funksionit të dëgjimit dhe reduktimin e rrezikut të humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën ”, tha Dr. Michael McBurney, i cili drejtoi studimin.