Producentja e njohur shqiptare Vjosa Berisha ka ndërruar jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

Ajo vuante nga kanceri i vezoreve, por nuk ka arritur ta fitojë dot betejën. Vjosa Berisha u nda nga jeta ditën e sotme (qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi”, njoftoi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.