Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe turistë të huaj, janë bërë pjesë e një nisme vullnetare për të mbjellë pisha në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Kjo iniciativë po zbatohet në zonën e plazhit, aty ku deti është tërhequr e toka ka marrë përparësi.

Qytetarët që mbështeteshin edhe nga anëtarë të rrjetit të shoqatave në mbrojtje të mjedisit mbollën rreth 2500 fidanë pishe.

Viti i pyjeve është nisma e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmi , e cila në bashkëpunim me administratën e zonave të mbrojtura Fier dhe bashkinë Divjakë, do të mbjellin pisha në një sipërfaqe prej 150 hektarësh në parkun kombëtar gjatë muajve të dimrit.