Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një magazinë në Shkafane të Durrësit.

Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, një 24-vjeçar i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Vuri lëndë plasëse në një magazinë, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull.

Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.