WhatsApp vazhdon të testojë veçori të reja. Tashmë aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit ta përdorin pa internet. Kjo do të thotë se përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti.

Sipas një raporti në GSMArena, ky funksion është zyrtarisht i hapur për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në përditësimin më të fundit të tij në të dy versionet Android dhe iOS.

Më parë, përdoruesit duhej të siguroheshin që smartphoni i tyre kryesor ishte ende i lidhur me internetin përpara se të mund të kryenin një bisedë përmes WhatsAppWeb.

Të gjithë përdoruesit që duan të përdorin këtë veçori, duhet të zgjedhin programin “Beta” në versionin e desktop thuhet në raport.