Pas 17 viteve transmetim, “X Factor” nuk do të ketë një sezon të ri. Lajmi është zyrtar dhe thuhet se dorë në këtë vendim ka producenti, njëherësh anëtari i jurisë, Simon Cowell, i cili do të risjellë një program të ri me muzikë dhe garë.

Ekziston mundësia që ky mund të jetë një vendim i përkohshëm për të mos u shfaqur këtë sezon por ndoshta në një fazë tjetër mund të rikthehet.

Programi i njohur ka nxjerrë artistë me emër, si Grupi One Direction Olly Murs, Little Mix etj.

X Factor kishte mesatarisht më shumë se 14 milionë shikues në kulmin e popullaritetit të tij, por shikueshmëria filloi të binte nga viti në vit.