Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj ka bërë ditën e sotme një përmbledhje të përgjigjeve të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhënë në komision.

Sipas Xhaferajt, drejtori Gledis Nano ka dëshmuar me përgjigjet e tij se policia sot ndodhet në mjerim dhe është e shthurur.

Këto Xhaferaj i ka lidhur me ndryshimet e fundit në polici dhe me urdhrin e dhënë për të paguar orët shtesë të policisë. Ndërkohë mesazhin tjetër të Gledis Nanos, 22 nëntor, Xhaferaj e ka lidhur me urdhrin e dhënë për të kryer testin e drogës ndaj efektivëve. Kjo sipas tij konfirmon se policia është e shthurur.

Sipas Xhaferajt ka humbur besimi tek Policia e Shtetit, sepse kjo polici bashkëpunon me krimin e organizuar, ndërsa i bëri apel drejtorit të ri që të denoncojë publikisht politikën.

Në videon e mëposhtme, diskutimi i plotë i nënkryetarit Xhaferaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.