Objektet e kultit në një qytet janë dëshmi të gjalla të rrjedhës historike, raportit të qytetarëve me besimin, tregues ndonjëherë të bashkëjetesës fetare si në Shqipëri, por edhe tregues të rrafsheve psikologjike të shtresëzuara brenda një shoqërie.

Një shtet afetar, brenda një regjimi që shfarosi me dhjetra objekte të një rëndësie të jashtëzakonshme historike, që tentoi të ndante njëherë e mirë njeriun nga besimi, ishte një nga objektivat e udhëheqjes komuniste të vendit.

Por, mesa duket, edhe përmes këtij eksperimenti që u bë me ne, u pa se ishte e pamundur të shkëpusje përfundimisht fijet që e lidhin njerëzoren me hyjnoren.

DurrësLajm” ka vizituar kësaj here xhaminë “Fatih”, ose njohur ndryshe si xhamia e vogël, për të biseduar nga afër me Imamin e ri Samet Vata, që shërben prej dy vitesh në këtë objekt, dhe për ta pyetur fillimisht se cila është vlera historike e xhamisë Fatih?

Cili është sot, raporti i qytetarëve durrsak me besimin dhe a vijon të jetë raporti me përfaqësues të besimeve të tjera fetare në qytet ashtu sikurse është shfaqur gjatë gjithë këtyre viteve?

Në fund, raporti me besimin është personal, por ne nuk duhet të harrojmë vlerat historike të këtyre objekteve.

H.H.