Durrës – Xhulio Anastasi dhe Endri Meksi kanë hapur pasditen e djeshme në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”, ekspozitën e tyre të parë.

Në një prononcim për “DurrësLajm” ata tregojnë detaje nga puna e bërë.

Po ekspozoj foto nga koleksioni im i fotove analoge. Kam shfaqur një udhëtim personal, është një mënyrë e imja e të shprehurit nëpërmjet kameras analoge”, thotë Endri Meksi.

Është ekspozita ime e parë, që ka nisur krejt rastësisht. Të gjitha vizatimet i kam trajtuar nëpërmjet teknikës së karbonit, monotipit dhe pak grafike. Ato kanë të bënë me një lloj mllefi, që kemi pasur përbrenda përgjatë këtyre tre viteve që kemi kaluar”, tregoi ndër të tjera Xhulio Anastasi.