Një grup shkencëtarësh nga disa universitete italiane kanë zbuluar një metodë innovative për trajtimin e epilepsisë. Ata kanë shfrytëzuar mekanizmin e ndriçimit të xixëllonjave për të parandaluar hiperaktivitetin e neuroneve, tipike e krizave epileptike.
Sot në botë janë 50 mln persona që vuajnë nga epilepsia, që është një nga patologjitë më të përhapura neurologjike, që karakterizohet nga një aktivizim i tepërt i disa neuroneve, që më pas shkaktojnë problem në funksionimin e trurit.
Një nga trajtimet më inovative aktualisht bazohet mbi një teknikë që modifikon gjenetikisht neuronet në mënyrë që të nxitet një proteinë që aktivizohet në përgjigjie të dritës. Por për të realizuar këtë duhet ndërhyrja dhe vendosja në tru e disa fibrave optike.
Kërkimi i fundit i publikuar në revistën “Nature” duket premtues dhe do vijojnë konfirmimet klinike.