Skiatorja Lara Colturi do të garojë për Shqipërinë. Vajza 15-vjeçare e olimpistes Daniela Ceccarelli dhe Alessandro-s, një prej shpresave më të mëdha të sportit të skive në Itali, është përfshirë zyrtarisht në bazat e të dhënave të federatës ndërkombëtare si sportiste nga Toka e Shqiponjave dhe jo nga Italia.

“Ndërrimi i fanellës” është i mundur deri në moshën 16-vjeçare. Lara do t`i mbushë më 15 nëntor pa pasur nevojë të lëshojë lejen federata e origjinës.

Shqipëria,e cila ka ofruar kushte të favorshme, në fakt do t’u garantojë atyre që e ndjekin vajzën të kenë lehtësira në shumë aspekte, teknike dhe tregtare.

Prej disa kohësh flitej për këtë kalim por dje në qarqet e Fisit kishte habi, pasi mendohej se çështja ishte zgjidhur. Lara figuron ende mes sportisteve të “vëzhguara” nga FISI: në fakt, në muajt në vijim do të kishte hyrë në skijimin e të mëdhenjve.

Lara prej vitesh konsiderohet një talent absolut dhe parashikohet që në të ardhmen të jetë protagonist në këtë sport.

Nëse vendos të ndryshojë shtetin për të cilin do të garojë dhe do të kthehet për të konkurruar për Italinë, Colturi do të humbiste të gjitha pikët e fituara nga FIS dhe do të duhej të fillonte nga e para për t’u rikthyer në listat startuese.

Lara u rrit në ekipin e artë të Ceccarelli, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që në fëmijëri ajo është trajnuar me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë. Në kampionatin e fundit Italian për fëmijët fitoi në sllallom dhe super-G.

Këtë sezon fitoi trofeun Alpe Cimbra (ish Mickey Mouse; i pari në gjigant, i dyti në sllallom) dhe Pinocchio (sllallom, i treti në gjigant), gara të rëndësishme ndërkombëtare që kaluan të gjithë skiatorët më të mëdhenj, duke filluar nga Mikaela Shiffrin.

Ndërkohë, takimi i Kongresit të FIS në Milano caktoi Kampionatin Botëror të Skive Alpine 2027 në Crans Montana (Svi).