Policia ka zbuluar në Durrës 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati, duke vënë pranga 3 shtetas dhe duke nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 7 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar baste me celularë.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, uniformat blu teksa kanë zbuluar 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive), arrestuan shtetasit:

A. N., 28 vjeç, E. K., 31 vjeç, E. K., 31 vjeç, të tre banues në Durrës;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 22 vjeç, G. K., 22 vjeç, L. R., 65 vjeç, B. S., 57 vjeç, K. L., 44 vjeç, O. B., 18 vjeç dhe E. K., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.