Policia kufitare në portin e Durrësit ka zbuluar drogë sot gjatë kontrollit të një furgoni mallrash me targa angleze. Mësohet se 7 pako me kokainë ishin fshehur poshtë sedijes së shoferit dhe lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi. Deri më tani, në prangat e policisë kanë rënë dy persona, përkatësisht A. Doçi 38 vjeç dhe M. Çuni 39 vjeç.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.