Zëdhënësja e fushatës së Luan Hotit, Edlira Devolli ka dalë me një deklaratë për mediat, ku ka trajtuar problemin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar.

Devolli ka sjellë në vëmendje verën e shkuar, periudhë në të cilën ngërçi me inceneratorin e Sharrës solli “pushtimin” e qytetit bregdetar nga mbetjet.

Luan Hoti, ka programin e qartë, me të cilin brenda 100 ditëve qyteti do të pastrohet pa asnjë kosto shtesë për qytetarët”, thotë ndër të tjera zëdhënësja Devolli.

Deklarata e plotë:

Bashkia Durrës prej 22 vitesh keqadministrohet, qyteti keqqeveriset dhe vidhet.
Të gjithë e kujtojmë verën e vitit 2021, kur plehrat mbuluan qytetin.
Të gjithë i shikojmë përditë, pamjet e rrugëve mbushur me plehra.
Durrësi mbulohet nga plehrat që taksat e qytetarëve durrsakë të vidhen, sikurse është rasti i shumës prej 10 mln euro, të cilën kandidatja Sako, ka paguar për inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Luan Hoti, ka programin e qartë me të cilin brenda 100 ditëve qyteti do të pastrohet pa asnjë kosto shtesë për qytetarët.

Bashkë për qytetarët!
Bashkë për Durrësin!
Votoni Luan Hotin!
Votoni numrin 3!