Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës, Ardian Muka në kuadër të fushtës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit është ndalur ditën e sotme në zonën e Shkozetit, ku dhe është rritur.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka shkruan se tani është koha për të ndryshuar, pas shumë vitesh keq-qeverisje.

“Mbas shumë vitesh qeverisje të papërgjegjshme, të korruptuar dhe të shkëputur nga njerëzit, është koha për një qeverisje të përgjegjshme që punon për Durrësin dhe jo për t’u pasuruar vetë.

Jam krenar që ndodhem në këtë komunitet. Jam rritur në Shkozet dhe kjo më jep më shumë forcë që të jem përfaqësues i denjë! Do të jeni ju që do të vendosni prioritetet sesi do të jetë zhvillimi i qytetit në çdo aspekt!” shkruan Muka në “Facebook”.