Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e saj, duke shënuar një moment kyç në riorganizimin e strukturave të saj.

Siç shprehet dhe deputeti i Durrësit Arkend Balla, ky proces vjen pas një periudhe intensive rienergjizimi dhe është një mundësi për të forcuar angazhimin politik dhe të shpjerë përpara objektivat e socialistëve në Durrës dhe më gjerë.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, anëtarët e Partisë Socialiste në Durrës do të votojnë për të zgjedhur kandidatët që janë vlerësuar si më të përshtatshëm për të përfaqësuar vizionin dhe aspiratat e partisë.

Z. Balla bën thirrje për pjesëmarrje aktive të anëtarëve në këtë proces vendimtar, duke theksuar rëndësinë e votës në avancimin e projekteve të përbashkëta.

Statusi i plotë i z. Balla në rrjetin social “Facebook”:

🌹 Pas një periudhe rienergjizimi në çdo strukturë, sot dhe nesër votojmë për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e Partisë Socialiste.

☑️ Strukturat e PS Durrës kanë zgjedhur me kujdes kandidatët më të përshtatshëm për të përfaqësuar vizionin dhe aspiratat tona.

🗳️ Ftoj anëtarët të marrin pjesë aktivisht në këtë proces vendimtar për avancimin e projekteve tona të përbashkëta.