Dy persona janë larguar pa lënë gjurmë nga shtëpitë e tyre në Durrës.

Një djalë 33 vjeç dhe një i moshuar 60 vjeç rezultojnë të humbur prej ditësh tashmë.

Mikel Laçi, 33-vjeçari i veshur me një xhup dhe kapele të zezë, është parë për herë të fundit në 16 shtator rreth orës 17:00 pranë pallatit të sportit.

Nëna e tij kërkon ndihmë dhe apelon që kushdo që e ka parë apo e sheh të njoftojë në këtë numër: 068 602 6685.

I moshuari për herë të fundit është parë vetëm kur ka dalë nga shtëpia në Porto Romano.

Ai është Kol Peploka dhe veshur ka tuta të zeza dhe bluzë e këmishë me vija.

Për zhdukjen e tij familjarët kanë depozituar një denoncim në polici.

Kushdo që e sheh mund të telefonojë: +355 68 282 3907