Një 45-vjeçar nga Vlora ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës se ka humbur kontaktet prej më shumë se një muaji me vëllanë e tij, 62 vjeç, banues në Durrës, i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Strukturat policore po punojnë për gjetjen e tij, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.